Erdogan në konferencë me Ramën: Sot konfirmuam përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve! Marrëveshjet që nënshkruam…

Shqipëria

Erdogan në konferencë me Ramën: Sot konfirmuam përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve! Marrëveshjet që nënshkruam…

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:42
Erdogan

Edi Rama po qëndron për vizitë në Turqi.

Atje është pritur nga homologu i tij Erdogan.

Ata së bashku kanë nënshkruar disa marrëveshje.

“Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Sot në mbledhjen e parë të këshillit tonë konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lë lart marrëdhëniet tona. Rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë. Përforcuam bazën juridike. Kam besim me përpjekjet e sektorit tonë privat do t’ja arrimë kësaj shifre në një kohë të shkurt. Turqia është ndër investitorët më të rëndësishëm të Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke do të vazhdojmë përpjekjet tona përmes agjencisë tika. Marrëveshja që nënshkruam pak më parë, do të përforcojë bashkëpunimin tonë. Në konferencën e shtypit që mbajtën në Janar dhamë lajmin e mirë se do të ndërtonim brenda tre muajve një spital në Shqipëri,madje vendosëm një bast. E mbajtëm fjalën dhe e ndërtuam spitalin e miqësisë, do vazhdojmë ta menaxhojmë bashkë këtë spital ku gjejnë shërim pacientët, ashtu si deri më sot do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit shqiptar”-tha ndër të tjera Erdogan në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat