​261 mjete elektrike të regjistruara gjatë janarit në Shqipëri

Shqipëria

​261 mjete elektrike të regjistruara gjatë janarit në Shqipëri

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 21:06
Ilustrim

Statistikat e muajit janar të këtij viti tregojnë një trend pozitiv në pëlqimet e blerësve shqiptarë si në llojin e mjeteve, ashtu dhe në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambientit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se “nga totali i 6.660 mjeteve 0 km të regjistruara për herë të parë 61.4 % janë Electric Hybrid Plug-in, 81 % më shumë krahasuar me vitin 2023; 32 % janë All – Electric ku 87 % e tyre janë autovetura, 433 % më shumë krahasuar me vitin 2023 dhe 261 është numri e mjeteve të regjistruara All – Electric për janar 2024, 770 % më shumë krahasuar me 2023”.

“Impakti mjedisor nga regjistrimet për herë të parë: 344,520 kg CO2/vit më pak dhe 11,484 pemë të shëndetshme”, tha DPSHTRR.

Gjatë vitit 2023 u numëruan 3321 mjete elektrike aktive, nga të cilat 1813 mjete të regjistruara për herë të parë.

Në total flota e makinave elektrike në janar 2024 arriti në 3580 mjete, me një rritje prej 1946 % në krahasim me vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat