Goditja e një grupi kriminal në Vlorë, reagon ministri Balla: Hetimet nga SPAK nisën verën e kaluar pas…

Shqipëria

Goditja e një grupi kriminal në Vlorë, reagon ministri Balla: Hetimet nga SPAK nisën verën e kaluar pas…

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 17:00
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thekson se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Duke reaguar pas operacionit të sotëm në Vlorë, ku një grup po përgatitej për të kryer vrasje, Balla thotë se hetimet kanë nisur verën e kaluar pas arrestimit të një personi.

Reagimi:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Arrestimi i një personi në verën e vitit të kaluar në Vlorë, ndërsa përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, nga Policia e Shtetit dhe hetimi shumë profesional disa mujor nën drejtimin e një prej prokurorëve të SPAK, ka çuar në identifikimin dhe vendosjen nën akuzë të tre anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal. Ky operacion dhe kjo formë efikase bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe SPAK janë një shembull i shkëlqyer për tu shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale.

Gjithashtu përgëzime Policisë së Shtetit në Tropojë, Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Muriqan, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe  Drejtorisë për Krimet e Rënda në DPPSH. Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, uniforma ushtrake, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat