Jorida Tabaku: Pse ekonomia është në krizë dhe si mund të dalim nga kjo situatë

Shqipëria

Jorida Tabaku: Pse ekonomia është në krizë dhe si mund të dalim nga kjo situatë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:15
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se inflacioni në Shqipëri po ben jetën e qytetarëve gjithnjë e më të vështirë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate shkruan se “shifrat dëshmojnë se inflacioni socialist ka rritur çmimet e produkteve dhe ka varfëruar më shumë shqiptarët”.

Ekonomia shqiptare -shkruan Tabaku – është në krizë, sepse ‘bujqësia është në falimentim e sipër ndërsa qeveria nuk ka asnjë politikë pro-bujqësisë dhe blegtorisë’.

Por deputetja demokrate e ka një rrugë sesi mund të dalim nga kjo situatë: “Duke shëruar ekonominë nga kapja e tregut, ligjet që bëhen për interesa të një pakice dhe një politikë fiskale për qytetarët. Duhet veç pak; vendosja e njerëzve në qendër; jo e pakicës por shumicës”.

Jorida Tabaku:

Inflacioni në Shqipëri po bën jetën gjithnjë e më të vështirë.

Socialistët në qeveri deklarojnë se shqiptarët nuk preken nga inflacioni, megjithëse përditë e më shumë shifrat janë kokëforta.

Shifrat dëshmojnë se inflacioni socialist ka rritur çmimet e produkteve dhe ka varfëruar më shumë shqiptarët.

Sipas të dhënave një familje shqiptare shpenzon në vit 761 euro për fruta dhe perime, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke lënë përpara Zvicrën që ka të ardhruat për frymë 91 mijë dollarë/capita.

Familjet shqiptare shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre për të blerë fruta dhe perime të konsumit të përditshëm. Mesatarja e Bashkimit Euorpian është ajo e 13% në konsumin e shportës bazike.

Përse ekonomia është në krizë?

Bujqësia është në falimentim e sipër ndërsa qeveria nuk ka asnjë politikë pro-bujqësisë dhe blegtorisë. Punimi i tokës ka rënë, rritja e bujqësisë në rritjen e përgjithshme ekonomike është në rënie ndërkohë që politikat kryesore ekonomike të qeverisë janë për betonim dhe jo prodhim.

Në kushte të tilla tregu i brendshëm po shkatërrohet, ekonomia e familjeve shqiptare po varfërohet kurse politika ekonomike dhe fiskale e qeverisë punon në të kundërt.

Si mund të dalim nga kriza?

Duke shëruar ekonominë nga kapja e tregut, ligjet që bëhen për interesa të një pakice dhe një politikë fiskale për qytetarët. Duhet veç pak; vendosja e njerezve në qendër; jo e pakicës por shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat