Përplasen dy makina në Fier, plagoset njëri nga shoferët dhe vajza e tij e mitur

Shqipëria

Përplasen dy makina në Fier, plagoset njëri nga shoferët dhe vajza e tij e mitur

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mëngjesin e së martës në aksin rrugor “Fier-Ballsh”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërës prej tyre dhe vajza e tij 12 vjeçare që ndodhej me të.

Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat