Ndezën zjarre dhe dogjën 3 hektarë tokë me bimësi, e pësojnë keq 2 persona

Shqipëria

Ndezën zjarre dhe dogjën 3 hektarë tokë me bimësi, e pësojnë keq 2 persona

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 10:11
Ata janë autorët e dy zjarrvënieve në njësinë Administrative Komsi.

Policia e Matit mëngjesin e sotëm ka nisur procedim penal për dy persona.

Ata janë autorët e dy zjarrvënieve në njësinë Administrative Komsi.

Të dy shtetasit kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi.

Ata u proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat