Ekonomisti u vra gabimisht/ Dy pistat që po hetohen për ngjarjen në Kurbin, dyshohet hakmarrja e pronarit me…

Shqipëria

Ekonomisti u vra gabimisht/ Dy pistat që po hetohen për ngjarjen në Kurbin, dyshohet hakmarrja e pronarit me…

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Dy janë pistat kryesore të hetimit në lidhje me vrasjen në kantierin e ndërtimit në fabrikën e inerteve këtë të shtunë.

Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i vrasësve ka qenë pronari i firmës, Ardjan Gjeloshi, ndërsa ekonomisti u vrarë gabimisht.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se shkak për vrasjen dyshohet se është hakmarrja me një fis në Rrëshen, ndaj të cilit janë kryer atentate, dhe i biri i Ardjanit dyshohet i përfshirë.

Një pistë më e zbehtë hetimore janë konfliktet për shkak të biznesit, të cilat po verifikohen.

Përsa i përket dinamikës, vrasja është kryer me kallashnikov. Autorët janë futur brenda rrethimit të firmës dhe kanë hapur zjarr. Ata janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një fuoristradë dhe një veturë.

Atentati ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez. I vdekur mbeti ekonomisti i kësaj firme Selman Mihana, 70 vjeç, ndërsa u plagos pronari Ardian Gjeloshi, 51 vjeç.

Adrian Gjeloshi ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve për Top Channel, ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat