Vidhnin pajisje elektroshtëpiake në banesa të ndryshme, në pranga 2 autorët në Pogradec

Shqipëria

Vidhnin pajisje elektroshtëpiake në banesa të ndryshme, në pranga 2 autorët në Pogradec

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Vihen në pranga 2 persona për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim në bashkëpunim.

Operacioni u finalizua nga komisariati i Pogradecit, pasi këta dy persona kanë kryer 3 vjedhje në qytet.

Sipas informacioneve, mësohet se D.K. 32 vjeç, dhe N.P. 35 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin, ruanin banesa dhe në momentin që brenda tyre skishte asnjë familjar, ata hynin dhe vidhnin pajisje elektroshtëpiake.

Të treja vjedhjet janë kryer brenda një periudhe një mujore, ndërsa disa prej këtyre pajisjeve janë sekuestruar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat