“Plumbi më kapi në fytyrë dhe…”, zbardhet dëshmia e të plagosurit në Shkodër: S’kam konflikte me njeri

Shqipëria

“Plumbi më kapi në fytyrë dhe…”, zbardhet dëshmia e të plagosurit në Shkodër: S’kam konflikte me njeri

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Media ka zbardhur dëshminë Selami Brahimit, i cili u plagos mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës. Ai ka treguar rrethanat dhe mënyrën se si është gjetur përballë shënjestrës.

I plagosuri thotë se nuk ka probleme me askënd dhe po ashtu nuk ka mundur të shquajë asgjë rreth autorëve, të cilët kanë qëlluar me armë duke e lënë të plagosur, raporton abcnews.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë.

Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat