Janari shënoi rritje të numrit të turistëve në Shqipëri

Shqipëria

Janari shënoi rritje të numrit të turistëve në Shqipëri

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:32
Tiranë - Shqipëri

Viti 2024 ka nisur me fluks të konsiderueshëm vizitorësh sipas shifrave zyrtare, pasi muaji janar ka shënuar rritje me 30% më shumë krahasuar me janarin e 2023, në Shqipëri. Më konkretisht, vetëm gjatë muajit të kaluar, Shqipërinë e vizituan mbi 489,599 vizitorë të huaj, nga rreth 377 mijë që u regjistruan në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërsa nëse bëhet krahasimi me muajin e parë të vitit 2022, asokohe numri i vizitorëve ishte 194,237, referuar shifrave zyrtare.

Dimri ka rezultuar gjithnjë me fluks vizitorësh të huaj në rritje, pasi edhe shifrat e Dhjetorit të 2023 tregojnë se në Shqipëri kanë hyrë mbi 616 mijë të huaj, me një rritje prej 57.6%, në raport me Dhjetorin e 2022.

Hyrjet kryesore kanë qenë nga vendet e Evropës, ku një pjesë e turistëve, edhe për shkak të festave, janë kryesisht emigrantë, që kthehen në vend pranë familjeve dhe të afërmeve.

Ndërsa bazuar në shifrat zyrtare të INSTAT, numri i vizitorëve që ishin në Shqipëri gjatë vitit 2023 ishte mbi 10 milionë e 155 mijë, duke u rritur me 34,6%, në krahasim me vitin 2022.

Pritshmëritë mbeten të larta edhe për këtë vit, e veçanërisht gjatë periudhës së verës, atëherë kur arrihet edhe piku i turistëve dhe vizitorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat