Denoncimi i Albana Vokshit: Gardistët na goditën edhe fizikisht

Shqipëria

Denoncimi i Albana Vokshit: Gardistët na goditën edhe fizikisht

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 23:50
Albana Vokshi

Deputetja e PD-së Albana Vokshi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’, ka bërë një denoncim.

Ajo tha se është goditur nga gardistët ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ndërsa po tentonin të futeshin në seancën plenare.

Vokshi theksoi se së bashku me kolegët është dhunuar fizikisht.

“Unë jam goditur në pjesët e poshtme të këmbës nga gardistët. Nuk e di a kam hematoma. Jam dhunuar fizikisht. Na kanë shtyrë, na kanë goditur nga këmbët. Dhe kolegët e mi janë goditur. Ne i bëmë thirrje dhe punonjësve të gardës. Çdo punonjës i gardës mendoj se duhet të ketë një lloj morali, sepse beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat