Autoshkollat bojkotojnë punën! Protestojnë para Drejtorisë së Patentave, kërkojnë transparencë për shtrenjtimin e patentave

Shqipëria

Autoshkollat bojkotojnë punën! Protestojnë para Drejtorisë së Patentave, kërkojnë transparencë për shtrenjtimin e patentave

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Autoshkollat në të gjithë Shqipërinë i kanë bërë bojkot ditës së provës dhe dhënies së shërbimit këtë të hënë.

Drejtuesit e shoqatës dhe anëtarë nga të gjitha rrethet janë mbledhur në Drejtorinë e Patentave në Kashar për të bërë të qarta kërkesat e tyre.

Ata dënojnë mungesën e transparencës nga Drejtoria e Transportit Rrugor për rritjen e çmimit të patentave, ndërsa kërkojnë formalizimin e sektorit.

Sipas tyre, duhet të miratohet çmimi fiskal për autoshkollat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat