Tempulli 2, vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

Shqipëria

Tempulli 2, vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar Tempulli 2, duke  e çuar në 75 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Si rezultat i kontrolleve u kap dhe ndalua shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat