“Mësuesit mohojnë të ketë qenë në shkollë, të tjerë thonë po”/ Vjehrri i 18-vjeçares që i dha fund jetës: Ka dalë duke qarë

Shqipëria

“Mësuesit mohojnë të ketë qenë në shkollë, të tjerë thonë po”/ Vjehrri i 18-vjeçares që i dha fund jetës: Ka dalë duke qarë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 16:05
Vjehrri i 18-vjeçares

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale Entilio Drajçi. Ata i kishin bërë gjërat familjare në janar të këtij viti.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht babai i tij, Anën Drajçi, tha se ditën që ndodhi ngjarja vajza ka qenë në shkollë, por kjo që konfirmohet nga disa, ndërsa mësuesit e mohojnë.

Ai tha se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur, ndërsa kanë marrë vesh se ditën që i dh fund jetës ka dalë duke qarë nga shkolla.

Mendoj se këtu është mbajtur mirë, mund ta dijë edhe familja se si e kemi mbajtur nuk besoj se janë në kundërshtim për këtë. Mendoj që 99% i vjen nga shkolla, të dhënat i kemi deri diku. Ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë që ka qenë në shkollë, ndërsa disa thonë që ka qenë. Mund të ketë pasur në shkollë xhelozitë e shoqeve.

Presion nga kjo shpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej. Ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur më kanë thënë që vajza ka dalë duke qarë nga shkolla. Më pas ka marrë djalin i ka thënë më merr tek shtëpia. Ai e ka sjellë dhe më pas ka dalë për kafe. Më pas i ka shkruajtur për veprimin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat