Mashtroi dy emigrantët duke i premtuar dokumenta angleze në këmbim të parave, arrestohet qytetari nga Berati

Shqipëria

Mashtroi dy emigrantët duke i premtuar dokumenta angleze në këmbim të parave, arrestohet qytetari nga Berati

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Me urdhër të prokurorisë së Tiranës është ndaluar një qytetar nga Berati i cili dyshohet se u ka marrë përmes mashtrimit rreth 40 mijë paund dy emigrantëve shqiptarë.

Personi i ndaluar u ka premtuar dokumenta angleze personave në Britani, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash.

Prokuroia e Tiranës bën me dije se pas bërjes publike të rastit, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës mashtruese.

“Një qytetar nga Fieri i është drejtuar këtij emisioni, për të denoncuar se vëllai i tij prej disa vitesh jeton në Angli, pa dokumente. Njihet me shtetasin M. N., nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton se do i sigurojë dokumente angleze. Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound.

Gjithashtu pranë emisionit ivestigativ pas transmetimit të këtyre pamjeve, ka dërguar sms dhe shtetasi E.A., me vendbanim në Angli, duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë 10.000 pound. Pas këtij momenti dhe komunikimit me gazetarët e Emisionit Investigativ Stop, u administruan pamjet filmike, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua shtetasi, M. N., si person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për Kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga neni 143/3 dhe 298/3 i K.Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat