Prej ditësh nuk u përgjigjeshin familjarëve në telefon, ja kush janë nënë e bijë që u gjetën pajetë në banesë

Shqipëria

Prej ditësh nuk u përgjigjeshin familjarëve në telefon, ja kush janë nënë e bijë që u gjetën pajetë në banesë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën pajetë në banesë.

Viktimat janë identifikuar si Eleni dhe Ornela Vangjeli 74 dhe 54 vjeçe.

Mësohet se prej ditësh ata nuk i ishin përgjigjur në telefon familjarëve, ndërsa kanë qenë forcat zjarrfikëse atë që kanë hapur derën e banesës së tyre.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat