Zyrtarja e AKSHI-t paraqitet në zyrat e SPAK, zbulohet se për çfarë do të dëshmojë

Shqipëria

Zyrtarja e AKSHI-t paraqitet në zyrat e SPAK, zbulohet se për çfarë do të dëshmojë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Duket se ajo do të merret në pyetje në lidhje me padinë e dorëzuar nga eksperti i IT-së, Gent Progni vitin e kaluar pas sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë.

Ai dorëzoi kallëzimin penal për shpërdorim detyre për zyrtarët e AKSHI-t, pikërisht të atyre personave që kishin për detyrë ruajtjen nga sulmet kibernetike të të gjithë sistemit.

Në lidhje me paraqitjen në SPAK të drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj ka reaguar edhe vetë Gent Progni, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Në një reflektim të turbullt në derën e SPAK – Mirlinda Karcanaj u paraqit sot për të dhënë dëshminë e saj për kallëzimin tim! Sa më shpejt dënohet aq më shumë mundësi kemi për të ruajtuar sadopak të dhëna që kanë mbetur pa dalë dhe shumë para nga taksat tona s’do të vidhen më!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat