Energjia nga dielli/ Shqipëria hap ankandin e pestë për park fotovolatik, Balluku: Shqipëria eksportuese neto

Shqipëria

Energjia nga dielli/ Shqipëria hap ankandin e pestë për park fotovolatik, Balluku: Shqipëria eksportuese neto

Më: 15 janar 2024 Në ora: 16:35
Belinda Balluku

Ankandi Fotovoltaik Hibrid 300 MW, një tjetër burim për prodhimin e energjisë së gjelbër është haour këtë të hënë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe Ministrja e  Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se ofertuesit kanë kohë deri më 17 maj.

“Një ankand totalisht i ri, i pesti në radhë nga 2018 deri sot, i katërti i suksesshëm. Të gjitha kriteret që do të kërkojmë në këtë ankand janë të plotësueshme, interesi ka qenë i madh dhe vendosëm të hapim një ankand të ri për sa i përket burimeve të rinovueshme nga dielli. Ky balancim i mirëfilltë i energjisë diellore, asaj të prodhuar nga uji, hidrike, aspirata për t’u bërë një vend eksportues neto, krahasimisht me sot që vijon të jetë një vend eksportues, kemi lënë pas krahëve që shumica e garave stërgjateshin në burokraci, sot, skuadrat duke punuar afër me eksperizën e BERZH apo Seko-s, kanë arritur një nivel të kënaqshëm, nga një ankand në tjetrin është përmirësuar, kontrata.

Sot Shqipëria ka më shumë kontribut të burimeve njerëzore, por jo vetëm Shqipëria, rajoni, në vitin 2024 do të jemi të gjithë të fokusuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e administratës publike,  sot është data e linçimit që do të zgjasë më 10 korrik, të gjithë ofertuesit do të kenë kohë deri më 17 maj për paraqitjen e ofertave teknike dhe atyre financiare.  Ky ankand i quajtur hibrid, ato ankande quhen hibride sepse shteti shqiptar është i gatshëm për të blerë energjinë e prodhuar nga këto ankande për një afat të përcaktuar, në këtë rast 15 vite, por pa angazhuar asetet të tjera”, tha Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat