Pse data 22 Nëntor do të jetë pjesë e kalendarit të festave zyrtare në Shqipëri

Shqipëria

Pse data 22 Nëntor do të jetë pjesë e kalendarit të festave zyrtare në Shqipëri

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:14
Ilustrim

... Si një ditë simbolike e veçantë, e cila përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve të cilët janë shpërndarë në të gjitha vendet e botës dhe ajo që i bashkon është gjuha.

Në kalendarin e festave kombëtare shqiptare, do të bashkohet edhe data 22 nëntor, lajmin e së cilës e ka bërë të ditur Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, teksa ka njoftuar vendimet e Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave sapo miratoi një vendim për një ndryshim për festat ndërkombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po i propozon kuvendit Shqiptar datën 22 Nëntor si ditën e alfabetit.

Bazuar edhe në diskutimet që patëm në Samitin e Diasporës Kryeministri e njoftoi në prani të të gjithë përfaqësuesve të Diasporës Shqiptare.

'Tani mendoj se është koha që data 22 Nëntor të jetë një ditë festë kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës duhet t'ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë gjithashtu', u shpreh Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat