“Ka 15 vite që ‘Gërdeci’ përdoret politikisht”/ Mediu: Procesi u inicua pa bazë ligjore, shpërdorimi i detyrës s’ka lidhje me atë tragjedi

Shqipëria

“Ka 15 vite që ‘Gërdeci’ përdoret politikisht”/ Mediu: Procesi u inicua pa bazë ligjore, shpërdorimi i detyrës s’ka lidhje me atë tragjedi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:26
Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, u shpreh se tragjedia e Gërdecit po përdoret politikisht prej 15 vitesh.

“Ka 15 vite që kjo përdoret politikisht, duke përdoru këtë fatkeqësi të madhe. Procesi është iniciuar pa bazë ligjore. Nuk kanë thirrur funksionarët që ne kemi për të dëshmuar”.

Mediu është vënë në akuzë për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit, por kjo akuzë, sipas tij, nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Sa bazë logjike ka kjo akuzë? Shpërdorimi i detyrës nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur në Gërdec. Nuk lidhet as akuza për transportin, me atë fatkeqësi. Megjithatë, këto janë pjesë e vendit dhe manipulimeve që ndodhin, për fat të keq edhe juridike”.

Mediu theksoi se duhet një hetim i plotë i tragjedisë dhe shpjegoi se përse kërkon të gjitha informacionet që SHISH dhe Presidenca kanë rreth Gërdecit.

“Nëse duam të hetojmë një ngjarje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, është e rëndësishme që Prokuroria të bëjë një hetim të plotë. Shpesh, ato që unë kam thënë janë marrë si qëndrime personale. Unë për ta pasur deri në fund transparencën në shërbim të së vërtetës i kam kërkuar SISH dhe Pres të më vënë në dispozicion të gjitha informacionet që ata kanë pasur për ngjarjen e Gërdecit.

Çdo shitje municioni dhe çdo informacion tjetër në Forcat e Armatosura dërgohet në mënyrë periodike në Presidencë, Kryeministri dhe institucione të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat