“Akuzat për dhunë, të pavërteta”- Kunati i 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës: Fëmijët kanë mashtruar se i kanë kërcënuar dajat e tyre

Shqipëria

“Akuzat për dhunë, të pavërteta”- Kunati i 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës: Fëmijët kanë mashtruar se i kanë kërcënuar dajat e tyre

Më: 8 janar 2024 Në ora: 12:26
Bedrie Loka

Flet vëllai i Xhemal Lokës, Fatmir Loka, kunati i 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës.

“Vëllai im i ka pas të gjitha të mirat. Nuk dua ta mbroj, por dua të dalin të drejtat. Nuk janë të vërteta ato që kanë deklaruara ata. Kërkoj të drejtat e njeriut, që janë se vëllai im nuk ka dhunuar e as vrarë nusen e vetë. Nuk është nga ata njerëz.

Përditë takoheshim.

Jo, vëllai im ka qenë kundër dhunës dhe ia ka fol gjithçka. Dhe atë të tiktakut, i ka dhënë kurajo duke i thënë mos të mërzitet se gjithçka do të rregullohet.

Unë do të kërkoj të drejtat e mia.

Kam qenë në dijeni të tiktok-ut, i fundit e kam marrë vesh, kur më kanë thënë hajde të shkojmë në polici të deklarojmë.

Dyshimin e ka pasur te kushërira e vetë. Kanë pasur një konflikt më parë. Nuk i njoh dhe se di marrëdhënien mes tyre.

Shumë e mirë marrëdhënia e Xhemalit me Bedrien. Fëmijë kanë mashtruar se i kanë kërcënuar dajat e tyre.

Daja i tyre ka qenë brenda me polici, i ka kërcënuar me fjalë të rënda dhe policia e di shumë mirë. Isha jashtë komisariatit dhe ia kam dëgjuar zërin.

Kanë tentuar të më dhunojnë dhe mua. Unë nuk dua të rrej as të hedh akuza. Ato që kanë deklaruar ato janë akuza.

S’e kam takuar vëllain.

Kemi pasur marrëdhënie të mira, pa probleme.

Situata e të ndjerës për festa ka qenë e qetë, me aq sa kam kuptuar unë . Thjesht, ajo ka pasur problemin e vetë. Ajo ka parë një video në TikTok, një ditë para se të vriste veten”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat