Mbështetësit poshtë banesës, Berisha në dritare: Më burgosën si në Rusinë e Putinit

Shqipëria

Mbështetësit poshtë banesës, Berisha në dritare: Më burgosën si në Rusinë e Putinit

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:24
Mbështetësit poshtë banesës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në dritare dhe ka mbajtur një fjalim përpara mbështetësve që janë mbledhur poshtë banesës së tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ai është burgosur pa asnjë provë si në Rusinë e Vladimir Putinit.

Berisha tha gjithashtu se rruga ku po zhvillohet protesta, që më parë njihej si “Rruga e Salës”, tani do të quhet “Rruga e Shpresës” së shqiptarëve.

 

“Sot një eksponent, ish i dërguari i Xhorxh Sorosit në vitin 1992 në Tiranë, të cilin e përzura bashkë me kolegun e tij si agjent i Millosheviçit në Tiranë, shprehte gëzim për vënien në arrest të Berishës. Do i them këtij mjerani, se askush në botë s’do mund të ndalë përpjekjen e Berishës për realizimin e idealeve demokratike. Gëzimin do ua ngrijmë në fytyrë. Ja pse burgosin Berishën pa asnjë provë si në Rusinë e Putinit.

Në këtë betejë për liri dhe dinjitet mishohet shpirti i pamposhtur i Gjergj Kastroitit, Ismail Qemalit, Adem Jasharit e Azem Hajdarit. Armiqtë janë aq të egër, por ne nuk mposhtemi. Jeni ju me erën e ndryshimit, kësaj rruge ju ja ndryshuat emrin. Të rinjtë e quanin këtë rruga e Salës. Vinin këtu dhe shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga bizneset përreth.

Ka disa ditë që kjo nuk quhet më rruga e Salës, por rruga e shpresës për çdo shqiptar. Qeveria ka tradhëtuar shqiptarët. Për pushtetin e tij absolut, Rama u shkatërroi pluralizmin. Drejtësia amniston Ramën e Velinë që me firmat e tyre kanë vjedhur qindra e miliona euro”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat