Transportonte emigrantë klandestinë, e pëson keq i riu

Shqipëria

Transportonte emigrantë klandestinë, e pëson keq i riu

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve, kundrejt pagesës.

I riu i identifikuar si Gjovalin Gërmusha u lokalizuar dhe arrestua falë bashkëpunimit të policisë së Gjirokastrës me atë të Durrësit

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar të riut, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, po transportonte 4 emigrantë.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë më fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i bashkëpunimit me DVKM Durrës u ndalua shtetasi Gj. G., 20 vjeç, banues në Shkodër”,- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat