“Qepa e Serbisë në tregun e Lushnjës”, Sharka: Nuk habitem, ishte e paralajmëruar

Shqipëria

“Qepa e Serbisë në tregun e Lushnjës”, Sharka: Nuk habitem, ishte e paralajmëruar

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:43
Eduard Sharka

Eduard Sharka, ish-kryetar i shoqatës së fermerëve ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku  foli për importet në Shqipëri.

Nisur nga një video e postuar e deputetit Erion Braçe i cili  shfaqej i habitur që në tregun e Lushnjës kishte parë shumë ushqime të importuara nga jashtë, mes produkteve ishte edhe qepa e importuar nga Serbia, e cila siç u shpreh Braçe po konkurron produktin vendas, Sharka tha se kjo situatë ishe një situatë e paralajmëruar prej kohësh.

“Unë nuk jam i habitur. Kjo është një situatë e paralajmëruar. Kur bujqësia menaxhohet me një politik të tillë, me të tilla politika ekonomike dhe fiskale, këtu do të arrinim. Madje ky është fillimi i rënies.

Ka tre vite, sipas të dhënave të INSTAT ka rënie. E kemi paralajmëruar në 2018-2019 , ju rikujtoj protestat e fermerëve në Lushnjë, i çuan 5 kërkesa ministrit të bujqësisë, ministrit të financave, kryeministrit”,-tha Eduard Sharka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat