Qëlloi me armë drejt një banese, ministri Balla publikon pamjet e operacionit të RENEA-s ku u vu në pranga 41-vjeçari: Autori, përpara drejtësisë

Shqipëria

Qëlloi me armë drejt një banese, ministri Balla publikon pamjet e operacionit të RENEA-s ku u vu në pranga 41-vjeçari: Autori, përpara drejtësisë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar pamjet e operacionit në Lezhë, ku u vu në pranga 41-vjeçari, Rasim Mihana, i cili qëlloi me armë zjarri drejt banesës së një 60-vjeçari.

Balla ka përgëzuar reagimin e forcave të policisë dhe RENEA-s, të cilët bënë të munduar arrestimin e autorit.

“Përgëzoj Forcat e Sigurisë Kombëtare, Forcat “RENEA” dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për reagimin në kohë për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, si dhe për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorit të ngjarjes.

Parandalimi dhe reagimi në kohë janë elemente kryesore të rritjes së parametrave të sigurisë”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat