Vangjeli flet për personazhet e vitit 2023: SPAK-u është një nga hallkat kryesore

Shqipëria

Vangjeli flet për personazhet e vitit 2023: SPAK-u është një nga hallkat kryesore

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 22:41
Analisti Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli diskutoi në “Top Story” për ngjarjet e dhe personazhet e vitit 2023, ku u ndal kryesisht tek SPAK-u.

Ai deklaroi se veprimet në masë të SPAK-ut janë një sukses për këtë vit, pasi mendohej se nuk do të arrihej.

Vangjeli u shpreh se puna më e vështirë është dhënia e drejtësisë.

Lorenc Vangjeli: Besoj ju ishit pjesë e saj, ne besoj se jemi gjithashtu dhe e konsiderojmë sukses të SPAK-ut, pra goditjen e pandëshkueshmërisë dhe është prapë puna më e lehtë për tu bërë edhe pse dukej një kala që nuk do të merrej kurrë nga shqiptarët.

Grida Duma: Dhe kush është puna më e vështirë?

Lorenc Vangjeli: Dhënia e drejtësisë…

Grida Duma: A thua se si do të gjykohen ata pas hetimit?

Lorenc Vangjeli: Që do të thotë jo ndëshkimi si qëllim në vetvete nisur edhe nga perceptimet që mund të jenë reale.

Grida Duma: Por kjo nuk është pjesë e SPAK-ut apo jo? Kjo është pjesë e një gjykatë e një hetimi.

Lorenc Vangjeli: SPAK-u është një nga hallkat kryesore dhe këtu do të bëja lidhjet me segmentin. Po ju përmend vetëm një emër të përveçëm. Ndërmjet Dumanit dhe Sokol Sadushit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat