Dule për mediat greke: Në Himarë pritet të emërohet kryetari i ri i bashkisë

Shqipëria

Dule për mediat greke: Në Himarë pritet të emërohet kryetari i ri i bashkisë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:25
Vangjel Dule

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka deklaruar se Gjergji Goro ka dhënë dorëheqjen nga Bashkia Himarë.

Në një intervistë për median greke “SKAI”, Dule ka deklaruar se Goro i ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë, prefektit të qarkut të Vlorës.

Sipas Dules në orët në vijim qeveria do të vijojë me emërimin e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili i fitoi zgjedhjet, por ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash.

Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse do të betohet ose jo si kryebashkiak i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat