Zbulohen dy raste të shitjes së ilaçeve kontrabandë, arrestohen dy persona në Lezhë

Shqipëria

Zbulohen dy raste të shitjes së ilaçeve kontrabandë, arrestohen dy persona në Lezhë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Janë zbuluar dy raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë pa elemente sigurisë në Lezhë.

Në kuadër të operacionit “antidote” u vu në pranga pronari i një farmacie dhe një marketi ,  A. D., 34 vjeç, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe me vlerë 10 mijë euro, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.

Gjithashtu është vënë nën hetim një 52-vjeçar S.I nga Durrësi, administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.

300 kuti me ilaçe dhe 200 artikuj janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat