Balla: Vetingu në Policinë e Shtetit, mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi

Shqipëria

Balla: Vetingu në Policinë e Shtetit, mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 17:10
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit është një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi.

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë”, theksoi Balla.

Për këtë qëllim, shtoi ministri Balla, “do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve”.

Balla përgëzoi trupat vlerësuese dhe drejtuesit e AMP për punën voluminoze.

Sot nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar.

Pas ndryshimeve të fundit ligjore, vlerësimi kryhet nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat