Rinis vettingu në polici, prioritet gradat e larta

Shqipëria

Rinis vettingu në polici, prioritet gradat e larta

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Ka rinisur vettingu në polici. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se prioritet janë gradat e larta.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Edmond Sulaj do jetë i pari që do i nënshtrohet këtij vlerësimi para Autoritetit të i Mbikqyrjes Policore.

Pas Sulajt, sipas Ministrisë së Brendshme, dy drejtues të tjerë të policisë dhe Autoritet të Mbikqyrjes Policore, do kalojnë të njëjtin proces.

Seancat publike do të zhvillohen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Në muajin prill të këtij viti, u hodh shorti për Vettingun në Polici, ku 34 drejtues të lartë të policisë, u caktuan përmes shortit që ti nënshtroheshin ketij procesi.

Ndonëse u parashikua që vendimet do shpalleshin në muajin tetor, në fakt nuk ndodhi kështu, duke bërë që procesi të shtyhej për këtë muaj.

Me ligjin e ri të vettingut, në filtër do të futen vetëm drejtuesit e lartë dhe jo punonjësit e thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat