Zbardhet dëshmia e Mjacajt/ Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Shqipëria

Zbardhet dëshmia e Mjacajt/ Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 00:30
Zbardhet dëshmia e Mjacajt/ Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Rrëzohet pista se arma e Sokol Mjacajt është futur me dron, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqi, gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb dëshminë e autorit të krimit të djeshëm, i cili vrau dje me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

Por sipas Lalës, kjo alibi e tij është rrëzuar nga prokuroria, pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Aktualisht në polici janë të shoqëruar disa punonjës të burgut, civilë por edhe policë. Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka pasur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat