Qeveria paralajmëron pagë deri në 15 vite edhe për bashkëshortet e punonjësve të policisë nëse humbasin punën kur transferohen

Shqipëria

Qeveria paralajmëron pagë deri në 15 vite edhe për bashkëshortet e punonjësve të policisë nëse humbasin punën kur transferohen

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit në rastet kur transferohen apo emërohen në një detyrë larg vendbanimit të tyre.

Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave punonjësi përfiton: Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/muaj; Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë/muaj; Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë/muaj; Nga 151 km deri 200 km, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë/muaj; Mbi 200 km, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/muaj.

Referuar vendimit, përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të Agjencisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin që përkon me juridiksionin e njësisë strukturore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku punonjësi është caktuar. Po ashtu, sipas SCAN, vendimi përcakton se kur punonjësi i Agjencisë transferohet ose emërohet në detyrë në punë jashtë vendbanimit të tij, dhe për këtë shkak, bashkëshorti ndërpret marrëdhëniet e punës, bashkëshorti ka të drejtë të përfitojë një pagë mujore në rast se nuk mund të punësohet në vendin e transferimit ose emërimit në punonjësit të Agjencisë.

Paga mujore përfitohet deri në datën e punësimit të bashkëshortit, por jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) vite. Paga mujore është në masën 100 (njëqind) % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por, në çdo rast, jo më shumë se 150 (njëqind e pesëdhjetë) % të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat