“Dronët “Bayraktar” së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura”, Rama: Rëndësi për sigurinë kombëtare!

Shqipëria

“Dronët “Bayraktar” së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura”, Rama: Rëndësi për sigurinë kombëtare!

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Dronët “Bayraktar” së shpejti do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook, një video të dronëve, ndërsa thekson se i përkasin një teknologjie më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat