Raporti i PISA “turpëron” Arsimin në Shqipëri, flasin ekspertët

Shqipëria

Raporti i PISA “turpëron” Arsimin në Shqipëri, flasin ekspertët

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Raporti i PISA-s 2022 për nivelin e arsimit në Shqipëri, ka ngritur diskutime për problematikat dhe zgjidhjet e mundshme në pocesin mësimor. Të ftuara në një progam televiziv ishin profesoreshë, Nora Malaj dhe ekspertja e arsimit, Irida Sina.

Sipas ekspertes pikëpyetja e çdo nxënësi sot është rëndësia e teorive dhe njohurive që merren në shkollë, ku mësuesi duhet të shpjegojë situatën dhe nevojën e tregut. Një problem i madh për të janë ditarët e mësuesve, të cilët i sheh më tepër si humbje kohe. Por gjithashtu shtoi se nxënësit vijojnë të mësojnë përmendësh.

“A më duhet mua realisht ditari? A duhet mësuesi të humbasë 2-3 orë kohë, që kjo nuk ndodh se zakonisht e merr të gatshëm. Jo! T’ja japim këtë kohë mësuesit të reflektojë. Si unë duhet të bëj mësim? Si të nxis tek ky nxënës autonominë e të mësuarit?”-tha ajo.

Ndërkohë për Malaj, ngërçi në metodat e formatit të IT-së dhe E-learning është krijuar gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, ku mësimi përmes platformave teknlogjike nuk ishte efektiv. Problematikë kjo, e cila ishte përmendur edhe në raportin e PISA-s.

“Në  momentin kur pandemia krijoi ktë antikap, u kuptua që radari i shkollës dhe universitetit kishte rënë. Njëkohësisht mësuesit ishin të papërgatitur, sepse në cdo cikël të procesit të ndryshimeve përdoren gjithë kohës si modele. Dhe i kemi kthyer në personazhe që i modelojmë, pa bërë një analizë sintetike.”-tha Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat