Tiranë, ngritet akuzë për një drejtor dhe një ish-zyrtar në pension

Shqipëria

Tiranë, ngritet akuzë për një drejtor dhe një ish-zyrtar në pension

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

PAK ka lëshuar 15 urdhërarreste pas hetimeve të nisura për zyrtarë dhe ish zyrtarë të ministrisë së mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës. Me vendim të gjykatës është caktuar masa e arrestit në burg për ish ministrin Lefter Koka si edhe ish sekretarin Alqi Bllako, të dy janë dënuar më herët për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit për shpërdorim detyre, korrupsion e pastrim parash.

E njëjta masë është dhënë edhe për administratorët e kompanisë që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri ndërsa rezultojnë ende të shpallur në kërkim për ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Zoto e Mërtiri janë dënuar në mungesë për korrupsion e pastrim parash.

Po kështu SPAK ka marrë nën hetim edhe 11 persona të tjerë nën cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, 5 prej të cilëve janë lënë në arrest shtëpie.

SPAK po e heton këtë dosje për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe mashtrimit me pasoja të rënda. Arrest në burg është përcaktuar për shtetasit Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Jetmir Llapaj, Taulant Tusha, Erjon Murataj dhe Pëllumb Abeshi që akuzohen për abuzime me koncensionin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, sipas Abc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat