Besnik Mustafaj: Struktura si PS-ja, po njollosin 8 Dhjetorin! Duhet të pastrohet balta e hedhur ndaj PD-së

Shqipëria

Besnik Mustafaj: Struktura si PS-ja, po njollosin 8 Dhjetorin! Duhet të pastrohet balta e hedhur ndaj PD-së

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Besnik Mustafaj

Ish-ministri i Jashtëm,Besnik Mustafaj, ka marrë pjesë sot në aktivitetin e mbajtur nga Partia Demokratike e Rithemelimit, në përkujtim të 8 Dhjetorit të 1990.

Besnik Mustafaj: Kjo ditë më shumë se përkujtim ka nevojë për thirrje. Një nga problematikat është përpjekja që është bërë nga struktura siç është PS, për të njollosur 8, 9, 10, 11 dhjetorin, për ta përvetësuar dhe për të hedhur në dyshim atë histori që u shkrua nga studentët dhe intelektualët e që shënoi rënien e diktaturës. Duhet të kemi vullnetin për të pastruar këtë baltë të pistë që hedh mbi historinë  Partisë Demokratike makina e stërmadhe e sigurimit te shtetit dhe Partisë së Punës.

E dyta ka të bëjë me faktin që 8 dhjetori është zanafilla, dhe llava ishin të rinjtë. Unë i përkisja brezit te 30-vjeçarëvë, dhe brezi im nuk do kishte pasur guximin si të rinjtë. E quaj të rëndësishme që sot PD dhe të gjithë strukturat, të mbajnë vëmendjen tek te rinjtë dhe të gjejnë tek ta energjinë që duhet për një përmbysje të madhe që duhet sot. Ky kremtim do bëjë pjesë në një punë të organizuar që do bëj PD për ti mbajtur lartë simbolet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat