Marrëveshja për emigrantët në Kushtetuese, Ngjela ngre dyshime të forta

Shqipëria

Marrëveshja për emigrantët në Kushtetuese, Ngjela ngre dyshime të forta

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:04
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela, paditë e dy pjesëve të opozitës në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët, i sheh si të nxituara.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, teksa në thelb të dyja paditë kishin të njëjtin objekt, Ngjela përmendi nenet e cituara të Kushtetutës, 3, 4 dhe 7 duke thënë se janë nene të përgjithshme dhe nuk kanë lidhje me Kushtetutën.

Reagimi:

Nuk është shkelur Kushtetuta atje. Të preket një marrëveshje bilaterale, do të thotë të prekësh interesin kombëtar.

Partinë Demokratike nuk e la ai që të bëhej një forcë e madhe, ai që e postoi me dy gishta që në 1992 nuk e la më.

Por është problemi që humbën pushtetin, kredon, të shohim a do e kenë mundësinë të rigrupohen. Mungesa e opozitës është defekt i madh i demokracisë.

Nenet 3, 4, 7 janë pjesa përgjithshme e Kushtetutës, nuk janë nene për marrëveshjet ndërkombëtare. Më vonë vjen hapësira ku neni ndalon aktet.

Nuk ka forcë imponuese, por sqaruese në momentin konceptual të Kushtetutshmërisë.

E vetmja gjë që kam kundërshtuar është më thuaj çmimin me sa e ke dhënë, territori do jepet me qira.

Edhe qiramarrja kur e ke me qira 20 vjet, ekstraterritorialitet është. Këta nuk e kanë bërë kështu, se e dinë Shqipërinë, shtet të pasur.

Por do vijë koha që Italia do e paguajë, për këtë do çuar në Gjykatën Kushtetuese, por këta që e kanë çuar në Kushtetuese, nuk janë me Shqipërinë.

Çmimi atje mund të vejë 1.5-2 miliardë dollarë. Si i lë unë 30 mijë njerëz të huaj të vijnë në Shqipëri pa paguar asnjë grosh.

Po sikur të paguajnë 50 euro për kokë, sa i bie? Është çmimi për kokë. Këta janë shmangur që ta kenë mirë me Italinë, se kushedi s’i ua shpërblen Italia.

Po mori Shqipëria 3 miliardë euro atje, ku e gjen. Çdo bëjnë atje, do jenë të rrethuar. Si të japësh territor dhe dhoma hoteli gratis, si mund ta bësh.

Nesër jepeni si lajm, sa është çmimi për kokë që do vijnë në territorin tonë që do i sjellë shteti italian.

Do e çoj unë në Gjykatë Kushtetuese, do kërkoj çmim unë.

Unë do them sa është çmimi. Po nuk më dhe çmimin, je vjedhës.
Sipas tij, kjo çështje nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para ratifikimit në parlament.

Do marrësh aktin që ta godasësh në Gjykatën Kushtetuese. Do bëhet marrëveshja pastaj ta çosh atje. Janë nxituar kudo.  

Është qiramarrje sa do paguaj, vjen në tokën time. Nuk jemi njerëz që do ndihmojmë shtetet e zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat