Zbulohet baza në Fushë Kuqe/ Furnizonte grupet kriminale për të kryer vrasje dhe vjedhje, në pranga një 40-vjeçar

Shqipëria

Zbulohet baza në Fushë Kuqe/ Furnizonte grupet kriminale për të kryer vrasje dhe vjedhje, në pranga një 40-vjeçar

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:47
Zbulohet baza në Fushë Kuqe/ Furnizonte grupet kriminale për të kryer vrasje dhe vjedhje, në pranga një 40-vjeçar

Shtëpia e një 40-vjeçari në Fushë Kuqe, të cilën e kishte kthyer në një bazë ku furnizoheshin me mjete grupet kriminale për të kryer krime të rënda ndaj njerëzve, është zbuluar nga policia.

Në fshatin Gorre, njësia administrative Fushë Kuqe, janë kryer kontrolle në brendësi dhe përreth banesës së vjetër në pronësi të 40-vjeçarit A. L., ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Mbi 40-vjeçarin A. L., rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Po punohet për arrestimin e shtetasve për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat