Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet 16-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet 16-vjeçari në Elbasan

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi ka përplasur për vdekje me motor një të moshuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunë në aksin “Cërrik-Belsh”, ku i mituri me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën.

Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Greka.

Kjo pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat