Ndarja nga jeta e Kissinger/ “Arkitekti i paqes”, ish-presidenti Topi: Bota humbi personalitetin unik

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Kissinger/ “Arkitekti i paqes”, ish-presidenti Topi: Bota humbi personalitetin unik

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Henry Kissinger. Përmes një mesazhi, Topi thekson se bota humbi një personalitet unik në llojin e tij.

Ish-kreu i shtetit theksoi se Kissinger ishte arkitekti i paqes në botë dhe diplomat i nivelit më të lartë.

MESAZHI I TOPIT

Ndarja nga jeta e Henry Kissinger. Bota humbi nje personalitet unik ne llojin e tij. E kam admiruar gjithmonë ate njeri, qysh nga rinia ime.
Arkitekt i paqes ne bote dhe diplomat i nivelit me te larte. I privilegjuar qe e kam takuar dy here Kissinger. Ishte vecanerisht I interesuar per shqiptaret dhe njihte rolin e tyre paresor ne stabilitetin ballkanik. Ngushellimet me te sinqerta familjes e kombit amerikan per kete burre te madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat