Fier/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, dhjetëra familje në errësirë

Shqipëria

Fier/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, dhjetëra familje në errësirë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “ Kastriot Muço“ në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë.

Operatorët e OShE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat