Zbardhet mbledhja pa media e grupit të PD, ja kush e propozoi dërgimin e paktit me Italinë në Kushtetuese

Shqipëria

Zbardhet mbledhja pa media e grupit të PD, ja kush e propozoi dërgimin e paktit me Italinë në Kushtetuese

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 18:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, e cila u zhvillua një ditë më parë.

Gazetari Osman Stafa, i cili ka zbardhur diskutimet, bën me dije se ishte deputeti Gazment Bardhi i cili ka propozuar që marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Propozoj dy çështje për të diskutuar në mbledhjen e sotme. E para lidhet me çështjen e marrëveshjes së emigrantëve dhe tjera për aksionin opozitar. Se pari, mendoj se bazuar në analizën e ekspertëve, propozoj që marrëveshja të dërgohet para ratifikimit në Gjykatën Kushtetuese.

Unë besoj se opozita e ka për detyrë të mbrojë interesin publik. Megjithatë jam i hapur për të dëgjuar vlerësimin e secilit koleg. Sa i takon aksionit opozitar besoj se qëndresa jonë i shërben interesit të qytetarëve dhe ajo duhet të vijojë edhe më fuqishëm”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat