Shpërthen në flakë servisi në Durrës, lëndohet një person

Shqipëria

Shpërthen në flakë servisi në Durrës, lëndohet një person

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfshihet nga flakët një servis në lagjen nr.16 të Durrësit.

Dyshohet që shkak është bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit.

Si pasojë, një punëtor është lënduar lehtë, pa rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat u regjistrua ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat