Ambasadori gjerman reagon për situatën politike

Shqipëria

Ambasadori gjerman reagon për situatën politike

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 21:50
Karl Bergner

Një ditë pasi ftoi nga Korça qeverinë që të ndihmojë në respektimin e të drejtave të opozitës, Ambasadori gjerman Karl Bergner kërkoi nga klasa politike që të bashkëpunojë, me qëllim uljen e tensioneve dhe përplasjeve në parlament.

“Shpresojmë të shohim një pajtim, mendoj se duhet të ketë bashkëpunim në parlament nga të dyja palët”, tha ai.

Ndërsa ambasadori britanik Alastair King Smith ishte më i rezervuar në përgjigjen e tij.

“Sot është një moment kujtese. Por mesazhi i kësaj dite është i qartë, reflektimi. Dhe shpresojmë të shohim njerëz që bëhen bashkë. Veçanërisht për ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh ai.

Dy diplomatët e huaj u pyetën edhe për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, po nuk pranuan të bëjnë komente.

Deklaratat u bënë pas ceremonisë së zhvilluar në memorialin e Komonuelthit, ku prehen ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat