Publikohet momenti i sikletshëm: Salianji mezi ngjitet nga dritarja, Noka e ndihmon

Shqipëria

Publikohet momenti i sikletshëm: Salianji mezi ngjitet nga dritarja, Noka e ndihmon

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 12:41
Foto nga vendngjarja

Kaotike ishte situata që u krijua sot te hyrja e Kryesisë.

Deputetët demokratë u ndaluan të futen brenda në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve me pretendimin se janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Por ata, nuk hoqën dorë.

Flamur Noka kaloi kangjellat dhe u fut brenda rrethimit, teksa kolegët e tij debatonin me punonjësit e Gardës. Më pas disa prej tyre u futën nga dritarja brenda.

Te kjo e fundit u shfaq dhe kryedemokrati Sali Berisha me dy gishtat lart.

Noka kapërceu sërish kangjellat, dha një deklaratë për mediat e fill më pas ndihmoi deputetin Ervin Salianji të ngjitej nga dritarja, moment që në pamjet e kapura ngjan disi i sikletshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat