41-vjeçarja helmohet nga kërpurdhat në Devoll, shkon në spital në gjendje të rëndë

Shqipëria

41-vjeçarja helmohet nga kërpurdhat në Devoll, shkon në spital në gjendje të rëndë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një 41-vjeçare nga Devolli ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Mësohet se mjekët e këtij spitali kanë vënë re se ka pasur shenja helmimi. Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet.

Të marrë në pyetje, familjarët kanë deklaruar se 41-vjeçarja ka konsumuar kërpudha pylli dhe në orën 23:00 është ndjerë keq.

Fillimisht, ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit dhe më pas në Korçë, ku po vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat