Drejtuesi i ambasadës amerikane takim me këshillin e ambasadorëve: Të forcojmë partneritetin strategjik pas ngjarjeve shqetësuese globale

Shqipëria

Drejtuesi i ambasadës amerikane takim me këshillin e ambasadorëve: Të forcojmë partneritetin strategjik pas ngjarjeve shqetësuese globale

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:14
Pamje nga takimi

Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. David Wisner dhe znj. Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik.

Sipas njoftimit, Këshilli i Ambasadorëve ka ritheksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe kanë diskutuar përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE.

Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat