“Të dyja palët politike kanë frikë nga SPAK”/ Çfarë po paralajmëron analisti i njohur?

Shqipëria

“Të dyja palët politike kanë frikë nga SPAK”/ Çfarë po paralajmëron analisti i njohur?

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 22:21
SPAK

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar çështjen e ish kryeministrit Sali Berisha me drejtësinë për çështjen e privatëzimit të ish kompleksit Partizani, theksoi se të dyja palët politike kanë frikë nga SPAK. I ftuar në “Real Story”, ai theksoi se “drama e Berishës po konsumohet në vetmi dhe pa spektatorë”.

“Një person i kësaj moshe nuk do të duhej të përdorte terma të caktuar. Mesa duket natyrisht është një strukturë që ka një numër garancish. Edhe GJKKO dhe SPAK-u por edhe struktura tjetër. Ne e dimë sesa të mbrojtura janë së pari ligjërisht nga kjo paketë e re dhe së dyti, mbrojtja që vjen nga ndërkombëtarët.

Sepse nëse sot drama e Berishës dhe e opozitës është një dramë që konsumohet në vetmi, në një diferencë totale të opinionit publik dhe një shfaqje pa spektator. Ti e di që jashtë parlamentit zakonisht rrinë 500 veta dhe e di pse nuk ka spektatorë. Sepse njerëzit po ndjejnë që këtu të dyja palët politike kanë frikë nga kjo strukturë.”, u shpreh Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat