Enton Abilekaj: Gafat më të mëdha që po bën SPAK për të “prerë koka” politikanësh

Shqipëria

Enton Abilekaj: Gafat më të mëdha që po bën SPAK për të “prerë koka” politikanësh

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:49
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se qasja e SPAK për të “prerë sa më shumë koka politikanësh” është e gabuar.

Duke folur për marrjen nën hetim të Sali Berishës, Olta Xhaçkës dhe personave të tjerë të rëndësishëm në politik, Abilekaj tha se kjo metodë e SPAK nuk po i shërben drejtësisë, e madje po bëhen edhe gafa në hetimin e këtyre personave.

“Të gjithë këta që janë nën hetim janë figura të larta që kanë edhe një ndjeshmëri nga publiku, por kanë edhe influencë politike. Kështu që nëse nxitohet dhe bëhen gafa si këto, kjo nuk i shërben asgjëje. Nuk i shërben idesë se u vu drejtësia në vend, kjo i shërben idesë së SPAK po godet nga të dyja anët për të vënë një baraspeshë politike për të thënë që po bëjmë punë.

Në këtë duhet drejtësi, që do të thotë se ajo që abuzuar të zbulohet, të jepet përgjigje e të dënohen. Nuk është koha e jakubinëve që “sa koka do presim sot se kemi ngritur gijotinën”, jo duhet të bësh dosje të mira.

Reforma në drejtësi këto sfida i ka pasur në çdo vend ku është aplikuar para nesh. Në Kroaci ka pasur dështime spektakolare, pikërisht për shkak të kësaj. Se do futeshin në Bashkimin Europian dhe nxituan të “prisnin koka politikanësh”,-tha Abilekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat