Ulet automati në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës protestojnë në terr, Berisha: Gangsterat fikën dritat

Shqipëria

Ulet automati në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës protestojnë në terr, Berisha: Gangsterat fikën dritat

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim, Sali Berisha

Pavarësisht se Kuvendi i Shqipërisë njoftoi mbylljen e seancës plenare, ende pa nisur, prej tensioneve të krijuara, deputetë të opozitës vijuan që të qëndronin në sallë.

Ata kanë mbetur në errësirë pasi Kuvendi ka fikur dritat në sallën e parlamentit ku opozita po mbante fjalime përmes lidhjeve live në FB.

Deptueti Flamur Noka është shprehur se do “të digjet salla”, nëse nuk rikthejnë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

Ndërsa Berisha paralajmëroi se në Kuvend do të zhvillohet beteja më e fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare.

“Si grup gangstersh dhe jo parlamentar fikën dritat dhe u larguan. Me këtë akt dëshmuan dhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament do zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet. Kurrë në 32 vite nuk i është caktuar përfaqësuesi opozitës në komisionin e reformës zgjedhore”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat